Nga Ilir Alimehmeti
Nuk është detyra e qeverisë të sigurohet që qytetarët nuk bëjnë gabime; është funksioni i qytetarëve që ta detyrojnë qeverinë të mos bëjë gabime." - Robert H. Jackson, ish-Prokurori i Përgjithshëm i SHBA
Duke falenderuar me mirënjohje z. Belind Këlliçi për besimin dhe në përmbushje të fjalës së dhënë ndaj qytetarëve dhe demokratëve të Tiranës jam i privilegjuar të kryesoj listën qytetare për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Miqtë e mi, sa herë të dëgjoni vetëm lajme të këqija, sa herë të ndjeheni të dëshpëruar, sa herë të shihni që vetëm të korruptuarit marrin qendrën e vëmendjes, sa herë të mendoni që kombin po e shqyejnë ujqërit, kujtoni se sipas mendimit dhe veprimit të një pakice, kombi gjithnjë ka qenë pre e një minorance, por mbi 90% e njerëzve janë qytetarë të mirë, me zemër të madhe e që respektojnë ligjin, mbi 90% e njerëzve janë qytetarë të mirë, që shkojnë të punojnë me ndershmëri, që e duan kombon e tyre dhe që paguajnë taksat dhe detyrimet, mbi 90% e njerëzve janë qytetarë të mirë, që kujdesen për fqinjët dhe komunitetin, kujdesen për fëmijët, arsimin dhe mirërritjen e tyre, mbi 90% e njerëzve janë qytetarë të mirë, që besojnë, me të drejtë, ashtu si edhe unë, tek idealet mbi të cilat janë ndërtuar kombi, komuniteti dhe identiteti ynë.
Jemi ne që duhet të mbjellim farën e ndryshimit, nëse e dëshirojmë atë, pasi politikanët tanë do t'i mbështesin prioritetet tona vetëm nëse ua kërkojmë çdo ditë, çdo orë e çdo çast dhe vetëm nëse këto kërkesa fillojnë të shprehen në kutinë e votimit.
I juaji,
Ilir Alimehmeti