Në sallën e këshillit të Bashkisë Shkodër, është zhvilluar dëgjesa për publikun në lidhje me propozimin që ka nisur për vendosjen e parkimeve me pagesë në qytetin e Shkodrës. 

Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër ka shpjeguar rëndësinë e këtij diskutimi dhe dëgjese me publikun por edhe efektet positive që kjo inisiativë do të ketë

“Është një projekt-vendim që është diskutuar shumë me ekspertë të ndryshëm, qofta nga ana e specialistëve pranë Bashkisë Shkodër, i cili synon të përmirësojë problemet e trafikut të cilat në një mënyrë apo një tjetër prekin të gjithë qytetarët në Shkodër por jo vetëm. Me urdhër të kryetarit të Bashkisë është ngritur ekipi i punës, i cili është marrë me hartimin e këtij projekt-vendimi, i përbërë nga 7 anëtarë.  Është një punë e cila paraqitet sot përballë publikut po në të njëjtën kohë kërkohet mendimi i specialistësve, të cilët mund ta përmirësojnë një projekt-vendim të tillë që të jetë sa më  i zbatueshmë nga qytetarët shkodranë. Është një projektvendim që ka përfitues qoftë qytetarët shkodranë, por në të njëtën kohë edhe institucionin e Bashkisë së Shkodrës' tha Oltion Luli, kryetar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës 


Përvec drejtuesve të këshillit të bashkisë, anëtari i grupit të punës Pjerin Lazri, ka dhënë detaje në lidhje me këtë propozim, i cili është I bazuar edhe në vendimin e këshillit bashkiak të vitit 2016-të, ku është përcaktuar edhe cmimi 50 lek për orë. 

“Bashkia Shkodër në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë dhe funksioneve të saj ka marrë nismë për caktimin e disa zonave që do të vihen parkingje me pagesë. Ky plan parashikohet të zbatohet në një periudhë 10 vjeçare. 

Zonat tarifore me qëllim vendosjen e tarifës së shërbimit të parkimit publik do të përfshijnë akset si më poshtë: Vendondodhjen me ngarkesën më të madhe me ndërveprime intensive financiare tregtare, institucionale apo sociale. Një pjesë e rrjetit rrugor të kësaj zone mban aktivitetin e administratës publike, qendrat e biznesit, bankat, institucionet kulturore, aktivitetin turistik, lokalet, njësitë e shërbimit, pikat kryesore në të cilat janë konstatuar problematika në parkimin e mjeteve.

Shërbimi i parkimit do të jetë me pagesë: Bulevardi Zogu i Parë, segmenti nga sheshi Parruc deri në sheshin Balshaj krahu i djathtë, si dhe përfshirë një pjesë të shkurtër të krahut të majtë që aktualisht është parkim public”, theksoi Lazri.

Dy segmentet e parashikuara në propozim janë nga zona a Xhabijeve deri në zonën e Rusit, dhe nga kryqëzimi i lagjes Kiras deri pranë Kryqëzimit të ish degës. Ndërkohë që parkimi me pagesë është përfshire edhe për zonën e Shirokës dhe ajo e Velipojës./Shqiptarja