Ekipet e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë prej 1 tetorit janë angazhuar për të ndihmuar të moshuarit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja theksoi sot se “të moshuarit po informohen për të gjitha shërbimet dhe mundësitë që ofron ndihma juridike falas”.

“Pa burokraci, vetëm përkushtim dhe solidaritet ndaj atyre që kanë më shumë nevojë”, tha Manja.

Ndihma juridike falas ka si qëllim akses të barabartë të të gjithë individët në sistemin e drejtësisë; të sigurojë mirorganizimin, miradministrimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse për administrimin e ndihmës juridike; të sigurojë ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike në mënyrë profesionale, cilësore, eficiente dhe efektive./ata