E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn dhe zëvendësshefja e Misionit në Detyrë Kathryn Hammond organizuan një tryezë të rrumbullakët me anëtaret e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare (AWAP) si dhe gra në polici që morën pjesë në konferencën e 61 të IAWP në Çikago.

Ambasada e SHBA nv Tiranë duke postuar në rrjetet sociale foto të takimit, ndau dhe datje të diskutimeve.

Sipas ambasadës, drejtuesit e lartë që përfaqësojnë Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) të SPAK-ut, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Policinë e Shtetit, së bashku me përfaqësuese të AWAP, diskutuan për udhëheqjen, mentorimin, praktikat më të mira të rekrutimit dhe DEIA.

E mbështetur nga DOJ-ICITAP dhe EMPoWER, AWAP po drejton një fushatë kombëtare rekrutimi në 9 rrethe.

Ambasada e SHBA shprehet krenare të mbështetesë gratë dhe vajzat në polici./ata