Qeveria ka marrë vendimin për ekuivalentimin e gradave të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin me gradat e Policisë së Burgjeve.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave zhvilluar më datë 10 tetor, pas propozimit të ministrit të Drejtësisë, të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Mbrojtjes. Vendimi u zbardh në fletoren zyrtare ku u pasqyrua dhe tabela e ekuivalentimit të gradave

Këshilli i Ministrave vendosi “ekuivalentimin e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sipas ligjit nr. 59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të Policisë së Shtetit, sipas ligjit nr. 82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, të Gardës së Republikës, sipas ligjit nr. 33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, sipas ligjit nr. 152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, me gradat e Policisë së Burgjeve, sipas ligjit nr. 80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”, të ndryshuar, sipas lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”.

Sipas vendimit të qeverisë për ekuivalentimin me gradën “nënkomisar”, pranë Policisë së Burgjeve kandidati duhet të zotërojë një diplomë të arsimit të lartë.

“Për ekuivalentimin me gradën “nënkomisar” pranë Policisë së Burgjeve, kandidati duhet të zotërojë një diplomë të arsimit të lartë, të lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, të licencuara dhe të akredituara sipas dispozitave në fuqi në kohën e lëshimit të diplomës ose të zotërojë një diplomë të të njëjtit cikël, të lëshuar nga një institucion i huaj i arsimit të lartë, të njohur e të njësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin”, njofton Këshilli i Ministrave.

Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi dhe tabela e plotë e ekuivalentimit të gradave në fletoren zyrtare:

/ata