Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria nuk do të marrë borxh për të rritur pagat dhe se rritja u bë sepse sot ka rezultate domethënëse në të gjithë procesin e ngritjes së bazës mbi të cilën kryhet rritja e pagave.

 

Në konferencën e përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, Kryeministri Rama tha se “ne do të rrisim pagat, ndërsa do të vijojmë të ulim borxhin”.

 

“Rritja e të ardhurave nga turizmi dhe eksportet janë arsyet pse rriten pagat sot. Dhe është një rritje që është shumë e lartë në raport me të gjitha rritjet e bëra në të shkuarën. Është gjithashtu një rritje e mirëkalkuluar dhe e qëndrueshme”, deklaroi Rama.