Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka shfaqur probleme me shëndetin. Alla është transferuar në spitalin e burgut.

 

 

Alla akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

 

 

Lefter Alla u arrestua bashkë me 12 persona të tjerë përfshirë dhe nënkryetaren e Bashkisë së Bulqizës./bw