Një 59 vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Fier

 

 

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. K, 59 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

 

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. R., 64 vjeçe, banuese në Roskovec, pasi dyshohet se ka kanosur për motive pronësie, një shtetas.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. N., 62 vjeç dhe V. T., 35 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. Sh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në fshatin Bubullimë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin A. K., 65 vjeç, i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.