Këshilli i Ministrave përcaktoi sot masën e financimit prej 113 000 000 lekësh për bashkësitë fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave.
Qeveria vendosi që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë të përfitojë shumën 33 840 000 lekë të ndarë në 17 040 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 71 punonjës të administratës dhe 16 800 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 26 400 000 lekë, të ndarë në 13 200 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 punonjës të administratës dhe 13 200 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 26 400 000 lekë, të ndarë në 9 600 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të administratës dhe 16 800 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 26 360 000 lekë, të ndarë në 6 000 000 lekë për financimin, deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 25 punonjës të administratës, 13 360 000 lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër dhe 7 000 000 lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit./ata