Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, nuk ka kërkuar asnjë takim me autoritetet greke gjatë vizitës që zhvilloi me shqiptarët në Athinë.

I pyetur në një intervistë televizive për masat e sigurisë për takimin me bashkëkombësit në Athinë, Rama tha se, “ajo që kam gjatë gjithë kësaj periudhe ku kam qenë i detyruar ta ndjekë më shumë se zakonisht median greke është që ka shumë thashethemnajë, teori konspiracioni, mistere, enigma, por nuk ka lidhje”.

I pyetur nëse kishte kërkuar takim me autoritetet greke, Rama tha se, “nuk kishim kërkuar asnjë takim se do vinim për këtë takim. Nga ana tjetër, ishte absolutisht e qartë që edhe nëse do të kërkonim takim, në mënyrën se si politike greke u pozicionua, do të ndihej në pozitë”.

I pyetur për masat e sigurisë, Rama theksoi se, “të jemi si të thuash të ndershëm në raport me protokollet, për vizitën e një kryetari qeverie, merren masa të posaçme”.

“Të jemi realist u krijua një atmosferë. Nga mënyrat si u zhvillua odiseja e marrjes së vendit, dhe mënyra sesi gjithë ai proces e ecejakeshs për të marrë vendin që ne në fakt e kishim prenotuar, përfundoi në media, faktikisht krijoi dhe një situatë ku ky takim u bë qendra e vëmendjes së publikut dhe natyrisht që kjo mund të ketë krijuar tek autoritetet ndjesinë që të marrë masa speciale”, tha Rama./ata