1 752 aplikime janë kryer brenda 30 ditëve nga punonjës të administratës për kredi të buta, një masë lehtësuese në blerjen e banesave. Aplikimet janë mbyllur me 14 gusht.

Sipas vendimit të qeverisë, përfitues do të jenë 300 punonjës të rendit, mbrojtjes, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë e kulturës.

Përfitues të kësaj skeme rimbursuese janë familjet e reja, të rinj me moshë jo më të madhe se 40 vjeç, si dhe familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë.

Për të dytin vit radhazi, aplikimet e punonjësve të administratës publike për kredi të lehtësuara për banesa do të kryhen nëpërmjet portalit e-Albania./ata