Kuvendi mbajti mbrëmjen e sotme një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të poetit dhe mjeshtrit të madh të teksteve të këngëve, Jorgo Papingji.

Papingji ndërroi jetë pasditen e sotme në moshën 82-vjeçare. Ai njihet si autor i më shumë se 4000 mijë teksteve të këngëve shumë prej të cilave kanë shoqëruar brezat dhe këndohen ende edhe sot.

Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla në seancën plenare të Kuvendit të mbahet një minutë heshtje, gjë që u pranua nga Nikolla.

Kodheli tha se Papingji është autor i dashur për breza të tërë shqiptarësh, mes të cilëve edhe shumë deputetë të pranishëm në sallën e Kuvendit./ata